Këngëtarja e njohur Soni Malaj ka ndarë me banorët dhe publikun e “Ferma VIP” një nga periudhat më të vështira dhe më të trishta të jetës së saj, duke u kthyer pas në kohë në fëmijërinë e hershme.
Ajo ka rrëfyer sakrificat e mëdha dhe betejën shëndetësore me një sëmundje që ia bëri të pamundur ecjen në një moshë fare të vogël.
Soni tregoi se kur ishte në shkollën fillore, rreth moshës 7 apo 8-vjeçare, u përball me një krizë të rëndë shëndetësore.
“Ka qenë një reumatizëm i shkallës së lartë, arsyen se pse nuk e di,” u shpreh ajo, duke kujtuar se në atë kohë ndodhej në Tropojë dhe dhimbjet ishin aq të mëdha sa nuk arrinte dot të hidhte asnjë hap.
Për shkak të kësaj gjendjeje, këngëtarja u kontrollua dhe u shtrua disa herë në spital. Pas ndjekjes së kurave mjekësore, ajo filloi të ndiente një përmirësim të lehtë, por një vendim i pamenduar solli rikthimin e menjëhershëm të problemit.
Gjatë një fundjave që familja kishte zgjedhur të kalonte në Valbonë, asaj i sugjeruan t’i fuste këmbët në ujë të ftohtë. Ky veprim rezultoi fatal për momentin, pasi Soni u paralizua sërish menjëherë.
Edhe pse sot nuk mban mend detaje se si arriti të shërohej plotësisht nga kjo sëmundje agresive, Soni kujton mjaft mirë sakrificat e prindërve dhe të afërmve të saj për t’i qëndruar pranë në çdo hap.
Për shkak të pamundësisë për të ecur, ata detyroheshin ta mbanin në krahë (hopa) për çdo lëvizje, qoftë edhe për ta dërguar te shoqet e klasës për të shkruar detyrat dhe për të mësuar së bashku. /Prive By Liberta Spahiu
@fermavip.vizionplus“Kam qenë e paralizuar deri…”/ Soni tregon situatën e vështirë që i është dashur të përballej në fëmijëri♬ original sound – fermavip.al


