Një video e bërë virale së fundmi po bën xhiron e rrjetit, duke ngritur dyshime të mëdha mbi atë që ndodh prapaskenave të “Ferma VIP”.
Ka qenë ish-konkurrentja Ola, ajo e cila në një bisedë në grup me ndjekësit e saj ka ndarë një video mjaft komprometuese ku protagonistë janë dy banoret, Moza dhe Zhaku.
Në materialin e shkëputur nga transmetimi, dyshja shihet duke biseduar me njëra-tjetrën.
Gjatë kësaj bisede, Moza dëgjohet t’i thotë Zhakut se nuk ka pasur llogari në Instagram dhe ka ndërhyrë Agai (produksioni) që t’i kontrollojë apo t’i menaxhojë Instagramin e saj.
Ky moment ka bërë që të reagoj menjëherë produksioni, të cilët kanë tërhequr vërejtjen e saj për të ndërprerë bisedën.
“Moza, kujdes mikrofonin!”, në tentativë për të mos zbuluar më shumë detaje nga bisedat që supozohet të mbeten sekrete.
Pas ndarjes së kësaj videoje, nuk ka munguar as reagimi ironizues i vetë Fabjolës, e cila ka shkruar me humor:
“Mos e vet se kallxon”, duke thumbuar hapur si produksionin ashtu edhe vetë Mozën, me gjasë duke aluduar për një trajtim preferencial të padrejtë. /Prive By Liberta Spahiu



