Këngëtarja e njohur Dona Janova ka sjellë risi për ndjekësit e saj me lançimin e projektit më të ri muzikor të titulluar “Hallall”.
Ky projekt, ka zgjuar menjëherë interesin e publikut dhe po pritet mjaft mirë nga adhuruesit e muzikës së tyre.
Siç shihet edhe nga të dhënat e publikuara, kënga ka arritur të grumbullojë qindra mijëra klikime në platformën YouTube brenda një kohe shumë të shkurtër. Ky interes i lartë dhe komentet pozitive tregojnë qartë se kënga është pëlqyer masivisht nga ndjekësit e saj.
Për realizimin e kësaj kënge është kujdesur një ekip profesionistësh. Teksti dhe muzika mbajnë vulën e Arben Behës, ndërsa për orkestrimin dhe masterizimin (Mix&Master) është kujdesur Fisnik Bajrami në “STUDIO FISSI”. Ndërkohë, ana vizuale dhe videoklipi i janë besuar “FS Vision Studio”, duke i dhënë këngës një imazh mjaft kuruar që plotëson suksesin e këtij projekti.
Në linkun më poshtë mund ta dëgjoni të plotë! /Prive By Liberta Spahiu


