Këngëtari shumë i dashur për publikun, Meda, feston sot ditëlindjen e tij të 46-të.
Në këtë ditë të veçantë, ai ka pranuar urime të shumta nga miq, kolegë dhe adhurues të muzikës së tij, por vëmendjen më të madhe e marrin gjithmonë dedikimet nga njerëzit e zemrës.
Një urim tejet emocionues dhe plot dashuri ka ardhur nga një person shumë i rëndësishëm i familjes, motra e tij, Valbona.
Përmes një imazhi të ndarë në rrjetet sociale,
ajo ka zgjedhur fjalët më të ndjera për ta uruar vëllanë e saj në këtë përvjetor.
“Urime Ditlindjen Vllau im I gezofsh edhe shum Te lumtura”, shkruhet në dedikimin e ngrohtë që shoqëron foton e tyre të përbashkët.
Ky dedikim i ëmbël tregon edhe një herë lidhjen e fortë që Meda ka me familjen, duke dëshmuar se pas shkëlqimit të skenës dhe debateve apo angazhimeve të përditshme, njerëzit e zemrës mbeten shtylla e tij më e rëndësishme.
Edhe nga i urojmë Medës shumë vite të tjera plot shëndet, lumturi dhe suksese të njëpasnjëshme! /Prive By Liberta Spahiu


