Rihanna ka vendosur zyrtarisht një standard të ri në industrinë muzikore duke u bërë gruaja e parë me ngjyrë që numëron plot 20 këngë me mbi 1 miliard dëgjime në Spotify. Siç shihet në listën e publikuar nga Genius, suksesi i saj shtrihet përgjatë dy dekadave, duke përfshirë hitet e saj solo si dhe bashkëpunimet më të fuqishme që kanë lënë gjurmë në pop-kulturë.
Hitete kryesore që udhëheqin listën
Në krye të kësaj liste historike qëndron hiti i saj i padiskutueshëm “We Found Love”, i cili kryeson me më shumë se 2.5 miliardë dëgjime. Ajo ndiqet shumë afër nga bashkëpunimi tjetër me Calvin Harris, “This Is What You Came For”(mbi 2.3 miliardë), dhe klasiku i pavdekshëm i vitit 2007, “Umbrella”, i cili grumbullon më shumë se 2.2 miliardë dëgjime, duke dëshmuar se muzika e saj i reziston çdo kohe.
Katalogu i Rihanës tregon një larmi të jashtëzakonshme zhanresh. Baladat e saj ikonike si “Love On The Brain” (mbi 2.2 miliardë), “Stay” dhe “Diamonds” (të dyja me nga afro 1.9 miliardë dëgjime) renditen mjaft lart në listë. Po ashtu, këngët ritmike që pushtuan klubet globale si “Only Girl (In The World)”, “Don’t Stop The Music”, “S&M” dhe “Work” kanë kaluar që të gjitha shifrën prej 1.7 miliardë klikimesh.
Këngët që plotësuan numrin magjik prej 20 hitesh
Lista përmbylet me bashkëpunime të mëdha si “The Monster” dhe “Love The Way You Lie” me Eminem, “Wild Thoughts” me DJ Khaled, si dhe projekte si “FourFiveSeconds” dhe “Too Good” me Drake. Ndërsa hitet që vulosën rekordin historik duke kaluar së fundmi pragun e miliardit janë këngët klasike “Disturbia”, kënga e saj e parë e karrierës “Pon de Replay”, dhe projekti “Bitch Better Have My Money” që mbyll këtë top-20 elitare. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


