Reperi i njohur Don Xhoni ka ndarë më në fund me ndjekësit e tij listën e plotë të këngëve të albumit të tij të shumëpritur.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Instagram, artisti ka paralajmëruar se ky projekt muzikor mban vulën e tij të plotë artistike. “Koha me fol veprat. 100% prej meje, për juve. Më 2 korrik tona ant. Game over!”, ka shkruar ai krah fotos.
Albumi i ri përmban gjithsej 10 këngë, të cilat pritet të sjellin energjinë e tij karakteristike dhe rrymën që fansat e duan. Një nga këngët e kësaj liste, pikërisht e pesta me titull “BBB”, është lansuar para dy muajve dhe ka korrur një sukses, ndërsa të gjitha projektet e tjera që plotësojnë këtë album do të publikohen të enjten.
Në pjesën e parë të albumit radhiten këngët e titulluara “100%”, e ndjekur nga dy projektet e tjera solo “Prada” dhe “Black Terror”. Më pas vjen bashkëpunimi i parë i rëndësishëm në këngën e katërt të titulluar “Ghetto”, ku Don Xhoni vjen me artistët Vinz dhe Stealth, për t’u pasuar nga hiti i njohur “BBB”.
Pjesa e dytë e tracklist-ës nis me këngën e gjashtë të titulluar “Obsession”. Pas saj vjen një tjetër bashkëpunim i fuqishëm, ku në këngën e shtatë të titulluar “Yoyo” reperi vjen në bashkëpunim me artistin Gzuz. Albumi përmbyllet me tre projekte solo mjaft interesante që mbajnë titujt “Texting”, “Sexy Mama” dhe në fund kënga “Anxhelina”.
Numërimi mbrapa ka filluar! /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


