Ish-banorja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Sasa Hoda, ka arritur të rrëmbejë vëmendjen e ndjekësve të saj me një postim të fundit në Instagram që i ka bërë të gjithë kureshtarë.
Në foton e ndarë në Instastory, Sasa shfaqet mjaft elegante, e veshur me një fustan të zi me shkëlqim dhe me një grim të kuruar, teksa mban në dorë një buqetë të bukur me lule të bardha.
Nga atmosfera në sfond, ku shihen njerëz duke kërcyer, kuptohet se ajo ka qenë e pranishme në një dasmë.
Ajo që ka ndezur menjëherë diskutimet është mbishkrimi që Sasa i ka vënë fotos:
“Si duket rradha ime tani, i prita lulet 🥂”.
Edhe pse ky detaj ngre pyetjen nëse po planifikon diçka më serioze, gjithçka duket se është thjesht një shaka e këndshme e momentit.
Sasa e ka marrë me shumë sportivitet traditën e kapjes së buqetës, duke e ndarë këtë çast me ndjekësit e saj për t’i dhuruar vetes dhe atyre një të qeshur.
Se a do t’i sjellë vërtet fat kjo buqetë në jetën private, kjo mbetet të shihet me kohën! /Prive By Liberta Spahiu



