Familja më e famshme në botë po kalon një periudhë të vështirë zie pas ndarjes nga jeta të Mary Jo “MJ” Shannon në moshën 91-vjeçare, gjyshes së dashur të Kim Kardashian dhe nënës së Kris Jenner.
Ndërsa mesazhet e ndjera dhe kujtimet plot dashuri nga anëtarët e familjes nuk kanë munguar, vëmendjen e ndjekësve fillimisht e tërhoqi diçka tjetër, duke nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Para se të bënte postimin zyrtar në nderim të gjyshes së saj, Kim publikoi në llogarinë e saj në Instagram disa imazhe me bikini duke shijuar një shëtitje me varkë në liqen.
Ndjekësit nxituan menjëherë ta kritikonin në seksionin e komenteve, duke vënë në dukje se po postonte foto nga pushimet në një moment kaq delikat humbjeje.
Për të sqaruar menjëherë situatën, Kim bëri një përditësim në përshkrimin e fotos, duke shpjeguar se bëhej fjalë për një postim të planifikuar paraprakisht:
“Ky postim ishte i planifikuar disa ditë më parë, para se të humbnim MJ, kështu që koha e publikimit të tij përkoi pikërisht me ndarjen e saj nga jeta. Kam qenë pranë mamasë dhe gjyshes sime gjatë kësaj jave të kaluar, dhe zemra ime është tërësisht me familjen time tani. Ne e duam dhe na mungon shumë, dhe në ditët në vazhdim…”

Pak më vonë, ylli i televizionit bëri edhe dedikimin e plotë prekës për gjyshen e saj të ndjerë. Kim e përshkroi MJ-në si shoqen e saj më të mirë, partneren e thashethemeve dhe “binjaken” e saj të përjetshme.
Ajo tregoi se si gjyshja u mësoi të gjithëve rëndësinë e familjes, duke u lënë pas vlera që do t’i mbajnë me vete përgjithmonë.
Kim e cilësoi atë si gruan që i tregoi se çfarë do të thotë të jesh një biznesmene punëtore, duke kujtuar se punën e saj të parë e kishte filluar pikërisht në dyqanin e gjyshes në San Diego, ku mori mësime të vyera mbi etikën e punës, forcën dhe vetëbesimin.
Pasi theksoi se ajo ishte gjithmonë mbështetja dhe vendi i saj i sigurt, Kim u shpreh e bindur se gjyshja tani ka gjetur paqen.
Ajo i kërkoi që t’u përcillte një përqafim të ngrohtë në qiell gjyshit Harry, tezes Karen dhe babait të saj, Robertit.
Në mbyllje të mesazhit, ylli i televizionit shtoi me pak humor se e imagjinon gjyshen duke i ndjekur të gjitha postimet e tyre në Instagram përmes llogarisë së saj sekrete që përdorte gjithmonë për t’i vëzhguar. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


