Butrint Imeri ndryshon sot prefiks! Këngëtari feston ditëlindjen e tij të 30-të.
Këtë përvjetor jubilar, Butrinti ka zgjedhur ta presë në mënyrën më të mirë të mundshme: i rrethuar nga miqtë, kolegët dhe njerëzit e tij më të afërt.
Festa ka nisur që mbrëmjen e kaluar, ku Butrinti ishte i pranishëm në premierën e albumit të mikut të tij të ngushtë, reperit Don Xhoni.
Pas përfundimit të eventit, sapo akrepat kanë shënuar mesnatën dhe data ka ndryshuar, shoqëria ka shpërthyer në festime për të uruar këngëtarin. Pamjet e shpërndara në Instastory treguan një atmosferë fantastike dhe plot energji mes artistëve.
Ky 30-vjetor e gjen Butrintin në një moment kulmant të karrierës së tij.
Kujtojmë që në fillim të muajit qershor, pas disa muajsh pauzë dhe shkëputjeje nga skena muzikore, ai u rikthye fuqishëm duke lansuar albumin e tij të titulluar “I Pari”. Ky projekt gjigant përmban plot 14 këngë, të cilat u pritën mjaft mirë nga publiku dhe menjëherë u kthyen në hite.
View this post on Instagram
Por surprizat nuk përfundojnë këtu.
Pikërisht sot, në ditën e tij të lindjes, do të përmbyllhet edhe loja e madhe shpërblyese që Butrinti kishte paralajmëruar për fansat. Një shifër marramendëse prej 100 mijë eurosh do të shkojë për personin që ka realizuar videon më virale në platformën TikTok duke përdorur një nga këngët e tij të reja. Një dhuratë e jashtëzakonshme kjo nga vetë Butrinti për publikun që e mbështet çdo hap!
Kujtojmë se Butrinti këto kohë ka qenë në qendër të vëmendjes për një romancë të mundshme me një emër shumë të njohur të kinematografisë turke, Su Burcu Yazgı Coşkun. Dyshimet thuajse vetëm u konfirmuan me pjesmarrjen e aktores në eventin për lansimin e albumit të tij.
Shumë urime! /Prive By Liberta Spahiu


