Këngëtari i njohur Labinot Rexha ka provokuar keq ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke ndarë një imazh mjaft misterioz që ka ngritur menjëherë pikëpyetje të mëdha. Ai është shfaqur në një ambient me pamje nga deti, por vëmendjen kryesore e mori personi që e shoqëronte.
Labi ka zgjedhur të shfaqet në krah të një vajze me flokë të kuqe, duke mos e bërë të ditur në asnjë moment identitetin e saj. Megjithatë, një gjë është plotësisht e sigurt: vajza në foto nuk është bashkëshortja e tij, Laureta. Ky fakt ka mjaftuar që ndjekësit të fillojnë të thurin aludimet e para se kush mund të jetë ajo.
Për t’i shtuar edhe më shumë mister situatës, shkrimi i vendosur në postim ka ndezur akoma më shumë dyshimet.
“Mes qiellit dhe detit… një histori që e dimë vetëm ne, së shpejti?”, ka shkruar këngëtari, duke lënë të kuptohet se diçka e re po gatuhet në prapaskenë.
Të gjithë po pyesin se çfarë po kurdis ai këtë herë.
Pse ka zgjedhur të shfaqet krah një tjetre dhe ta mbajë sekret identitetin e saj? Fjala “Coming” (Po vjen) të shtyn të mendosh se bëhet fjalë për një projekt të ri muzikor apo videoklip, ku vajza misterioze mund të jetë protagonistja. Mbetet të shihet se çfarë surprize do të zbulojë ai ditët në vijim.
/Prive By Liberta Spahiu



