Këngëtarja Albina Kelmendi ishte një nga surprizat e një dasme të mbajtur së fundmi, ku interpretoi disa prej hiteve të saj dhe krijoi atmosferë festive mes të pranishmëve.
Përveç performancës, vëmendje të madhe mori edhe paraqitja e artistes, e cila ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale. Nën videon e publikuar nga dasma, komentuesit nuk kursyen fjalët më të mira për zërin e Albinës, ndërsa shumë prej tyre i uruan edhe shtatzëninë.
“Plus shtatzën”, “Të lumtë goja, o zë bilbil, bebja të të vijë me këmbë të mbarë”, “O legjendë, bravo! Ishalla trashëgohesh me një djalë”, ishin vetëm disa nga komentet që morën vëmendje.
Ndonëse fokusi ishte te interpretimi i saj, publiku duket se e ka pritur me shumë dashuri edhe këtë etapë të re në jetën personale të këngëtares, duke e mbushur seksionin e komenteve me urime dhe komplimente. /Prive By LS


