Gazetarja britanike e njohur për qëndrimet e saj të drejtpërdrejta, Alice Taylor, ka ndezur një debat të ri në rrjete sociale përmes një videoje ku flet hapur për pamjen fizike të burrave nga Kosova. Ndonëse jeton prej vitesh në Shqipëri dhe është e integruar mirë në jetën publike, ajo nuk ka hezituar të bëjë një dallim fizik që sipas saj është i dukshëm me sy të lirë, duke i dhënë pikë maksimale djemve këtej kufirit.
Duke iu përgjigjur reagimeve nga e kaluara, ajo shpjegon se nuk ka asnjë qëllim të përçajë njerëzit, por thjesht po thotë një të vërtetë të sajën.
“Burrat në Kosovë janë ndërtuar ndryshe,” shprehet ajo në video, duke shtuar se herën e fundit që foli për këtë temë, djemtë trupshkurtër nga Shqipëria u zemëruan shumë duke i thënë që të mos i ndajë pasi të gjithë janë shqiptarë. “Po, të gjithë jeni shqiptarë dhe nuk po përpiqem t’ju ndaj, por unë kam sy në ballë dhe ka diçka ndryshe në ujin këtu. Shumë nga burrat në Kosovë janë më të gjatë, më të mëdhenj, ka diçka në tiparet e tyre. Janë thjesht shumë të këndshëm për t’u parë,” deklaron Taylor me sinqeritetin që e karakterizon.
Përveç djemve, gazetarja u është kthyer edhe komenteve të vajzave që e kanë ngacmuar për pamjen e saj duke e krahasuar me bukurinë e femrave shqiptare.
Me sportivitet dhe pa dorashka, ajo u jep një mesazh të qartë të gjithë atyre që e shohin si konkurrencë:
“Zemër, nuk po përpiqem të jem aq tërheqëse sa një grua shqiptare, dhe më besoni, mund t’i mbani burrat tuaj. Është në rregull, unë nuk i dua ata, por gjithsesi mbeten të këndshëm për t’u parë.” . /Prive Bruto
@alice.in.albania As a tall woman, it makes a difference to me. Men in Kosova are…just….#kosova #albanian #gjakova #shqip ♬ original sound – Alice in Albania


