Pas një aventure ekstreme ku preku me sukses 8,848 metrat e majës së Everestit dhe valëviti me krenari flamujt e Kosovës e Shqipërisë, afaristi i njohur i gastronomisë dhe alpinisti Petrit Kllokoqi është rikthyer përfundimisht në shtëpi. Gjatë ekspeditës historike që zgjati me javë të tëra në Himalaje, Kllokoqi përjetoi momente të jashtëzakonshme dhe shpërtheu në lot gëzimi në majë, duke e sfiduar limitin njerëzor në mungesë oksigjeni dhe kushte tejet të vështira atmosferike ku humbën jetën edhe tre persona. Por duket se shpërblimi i vërtetë e priste poshtë, në tokë të sigurt.
View this post on Instagram
Sot pasdite, ai ka mbërritur ku është pritur me plot emocione, duartrokitje e përqafime nga rrethi i ngushtë i miqve dhe familjarëve të tij. Megjithatë, ajo që vodhi gjithë vëmendjen në këtë pritje ishte padyshim vajza e tij e vogël, e cila i ka dhuruar babit një nga momentet më të ëmbla që kemi parë së fundmi pas këtij rikthimi të bujshëm.
Në fotografinë fantastike nga takimi, Petriti shihet i gjunjëzuar dhe i buzëqeshur pranë së bijës.
Ajo duket të ketë qenë më e lumtura nga të gjithë për rikthimin e babit të saj shëndoshë e mirë, pas një ekspedite që mbajti në ankth shumë njerëz nga shtëpia.
Ky përqafim është dëshmia perfekte se pavarësisht rekordeve, adrenalinës apo pushtimit të majave më të larta e të rrezikshme të planetit, fitorja më e madhe mbetet gjithmonë familja. /Prive By Liberta Spahiu



