Shqipëria dhe Kosova janë prezantuar së bashku gjatë një aktiviteti kulturor të mbajtur sot në zemër të Bavarisë, duke sjellë para publikut gjerman ngjyrat dhe traditat e përbashkëta shqiptare.
Në kuadër të Javës Kulturore, pjesëmarrësit patën mundësinë të njiheshin nga afër me kulturën shqiptare përmes gatimeve tradicionale, muzikës dhe valleve popullore.
Nga pamjet e siguruara shihet një atmosferë festive, me veshje kombëtare, flamuj kuqezi dhe performanca që e sollën traditën shqiptare në një prej zonave më të njohura të Bavarisë.
Kosova dhe Shqipëria u prezantuan si një hapësirë e përbashkët kulturore, duke dëshmuar se muzika, ushqimi dhe vallëzimi vazhdojnë të jenë një urë e fortë lidhëse edhe larg vendlindjes.
Aktiviteti ishte një tjetër mundësi për komunitetin shqiptar në Gjermani që jo vetëm ta ruajë identitetin e tij, por edhe ta ndajë atë me publikun vendas dhe komunitetet e tjera pjesëmarrëse.


