Gjesti ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke iu drejtuar fansave me një kërkesë të veçantë.
Ai ka treguar se e vlerëson shumë dashurinë dhe mbështetjen e fansave, por ka kërkuar që ata të mos e vizitojnë në shtëpi, pasi dëshiron ta ruajë privatësinë dhe qetësinë e familjes së tij.
“Ju lutem, kam një kërkesë prej zemrës. E di që shumë prej jush vini te shtëpia jem me dëshirën me më taku ose me bo një foto me mua, dhe e vlerësoj pafund këtë dashni. Ama ju lutem më kuptoni edhe mua”, ka shkruar Gjesti.
Ai ka theksuar se shtëpia është i vetmi vend ku mund të pushojë, të kalojë kohë me familjen dhe të gjejë pak qetësi pas angazhimeve të përditshme.
“Përkundrazi, ju dua dhe ju falënderoj secilin prej jush. Por ju kërkoj me shumë respekt që të mos vini te shtëpia jem”, ka shtuar ai, duke i siguruar fansat se do të kenë mundësi ta takojnë në koncerte, evente dhe vende publike.
Në fund, Gjesti i ka falënderuar të gjithë për mirëkuptimin dhe respektimin e privatësisë së tij dhe të familjes.
/Prive By Liberta Spahiu



