Santiana Maloku ka konfirmuar se lidhja e saj me partnerin, Patrisin, ka marrë fund.
Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP Kosova” foli për herë të parë për këtë temë në një intervistë për Prive By Liberta Spahiu, gjatë eventit të organizuar nga Maison de Parfum Prishtina.
E pyetur për planet e saj për pushime, Santiana tregoi se këtë herë do të udhëtojë e vetme ose në shoqërinë e nënës së saj, duke bërë të ditur se tashmë është beqare.
“Unë në pushime shkoj vetë, e dyta veç shkoj me nanën, se single jam”, u shpreh ajo.
Santiana sqaroi gjithashtu se raportimet e mëhershme për lidhjen e saj kishin qenë të sakta në kohën kur ishin publikuar, por se situata ndërkohë kishte ndryshuar.
“Lajmet kanë qenë të vërteta në momentin kur i keni publikuar ju, por nuk janë më. Po, ka përfunduar çdo send. Tash jam single”, deklaroi ajo për Prive By Liberta Spahiu.
Me këtë përgjigje, Santiana i dha fund aludimeve të fundit rreth statusit të saj sentimental, duke konfirmuar publikisht ndarjen nga Patrisi.
Në planin profesional, ajo konfirmoi se do jetë pjesë e “Robi plaket kur don vet”, me Robertin, me të cilin po funksionon suksesshëm si tandem prej disa sezonesh tashmë. /Prive By Liberta Spahiu


