Familja e Rinesa Qeriqit, e cila u nda nga jeta, ka bërë publik njoftimin lidhur me organizimin e homazheve në nderim të saj.
Përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale, familjarët kanë bërë të ditur se të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që dëshirojnë t’i japin lamtumirën e fundit Rinesës, do të kenë mundësi ta bëjnë këtë të dielën, më 25 tetor 2026.
Homazhet do të mbahen nga ora 12:00 deri në 17:00, sipas kohës lokale në Kanada, në ambientet e Erb & Good Family Funeral Home, në adresën 171 King Street South, Waterloo, Ontario.
Njoftimi i familjes u drejtohet veçanërisht familjarëve dhe miqve që jetojnë në rajonin e Waterloos dhe zonat përreth, duke i informuar për vendin dhe orarin ku mund të bëjnë nderimet e tyre të fundit për Rinesën. /Prive By LS



