Bashkëpunimi i shumëpritur mes Gjestit dhe Dhurata Dorës duket se më në fund është gati për publikim.
Bëhet fjalë për këngën “Gasolina”, një projekt që ka ngjallur interes të madh te fansat e dy artistëve.
Një pjesë e këngës ka rrjedhur së fundmi në rrjete sociale dhe ka marrë vëmendje të madhe. Videoja e publikuar në TikTok është përhapur me shpejtësi, duke u bërë virale që në momentet e para të publikimit.
Sipas asaj që po qarkullon në rrjet, “Gasolina” pritet të publikohet gjatë kësaj jave, ndërsa fansat po presin të dëgjojnë të plotë bashkëpunimin e Gjestit me Dhurata Dorën.
Ky projekt ishte paralajmëruar edhe më herët dhe fillimisht ishte menduar të publikohej gjatë verës së kaluar. Megjithatë, për shkak të situatës së krijuar rreth Gjestit në atë periudhë, lansimi u shty dhe kënga nuk u publikua.
Tash, pas një pritjeje të gjatë, duket se “Gasolina” është gati për të dalë në treg, duke rikthyer vëmendjen te një prej bashkëpunimeve më të përfolura të dy artistëve. /Prive By Liberta Spahiu
@gjest_entertainment They saved this summer !!!! @gjesti @Dhurata Dora 🧨❤️🔥 #gjesti #dhuratadora #gasolina #viral #fyp ♬ Originalton – gjest_entertainment


