Prive By Liberta Spahiu raportoi e para gjatë ditës së djeshme se Sarah Berisha dhe DJ PM nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram, duke ngritur dyshime për një krisje të mundshme mes tyre.
Tashmë ka ardhur edhe reagimi i parë indirekt nga DJ PM. Ai ka publikuar disa fotografi nga performancat e tij, por gjithë vëmendjen e ka marrë përshkrimi që ka zgjedhur: “Edhe mungesa e një përgjigjeje është përgjigje”.
Një fjali e shkurtër, por që në këtë moment është interpretuar si një mesazh i koduar për gjithë situatën që po komentohet rreth raportit të tij me Sarah Berishën.
Prej fillimit të historisë së tyre të dashurisë, Sarah dhe PM kanë qenë vazhdimisht në qendër të lajmeve për ndarje të mundshme, por deri më tani zakonisht i kanë hedhur poshtë aludimet me dalje të përbashkëta apo reagime të drejtpërdrejta.
Këtë herë, situata duket më ndryshe. Për herë të parë, dyshja kanë ndaluar së ndjekuri njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ndërsa Sarah u pa e vetme gjatë Sunny Hill Festival.
As Sarah dhe as PM nuk kanë konfirmuar publikisht ndarjen, por postimi i fundit i DJ-it vetëm sa ka shtuar më shumë pikëpyetje. A është kjo mënyra e tij për të thënë se heshtja mes tyre tashmë e ka dhënë përgjigjen? /Prive By Liberta Spahiu


