Tirana po bëhet gati për një nga netët më të forta të muzikës elektronike këtë verë.
Më 29 gusht, ANOTR do të performojnë për herë të parë në Shqipëri, në Sheshin Skënderbej.
Ardhja e dyshes së famshme holandeze është konfirmuar nga Sono International përmes një postimi në Instagram, ku shkruhet: “Ata e pushtuan verën. Tani po vijnë për herë të parë në Shqipëri. Dyshja pas himnit më të nxehtë të kësaj vere.”
ANOTR janë pikërisht emrat pas disa prej hiteve më të dëgjuara të momentit në skenën house, ndërsa muzika e tyre përzien ritmet elektronike me disco, funk, soul dhe jazz. “Relax My Eyes”, “How You Feel”, “Vertigo” dhe “24 (Turn It Up)” janë vetëm disa nga këngët që i kanë kthyer në një nga dyshet më të kërkuara në botë.
Më 29 gusht, Jesse van der Heijden dhe Oguzhan Guney sjellin energjinë e tyre në qendër të Tiranës, në një event që pritet të mbledhë mijëra adhurues të muzikës elektronike. /Prive By Liberta Spahiu


