Sipas besimeve popullore dhe bestytnive të përhapura në kultura të ndryshme, disa sende në shtëpi lidhen me fatin e keq, ngecjen dhe energjinë negative.
Një prej tyre janë orët e prishura. Në shumë bestytni besohet se një orë që nuk ecën simbolizon ngecje dhe bllokim në jetën e banorëve të shtëpisë.
Edhe kalendarët e vjetër konsiderohen si diçka që nuk duhet mbajtur gjatë. Sipas këtyre besimeve, mbajtja e një kalendari të një viti të kaluar simbolizon të jetuarit në të shkuarën dhe pengimin e energjisë së re.
Pasqyrat e thyera janë ndoshta ndër bestytnitë më të njohura. Prej shekujsh ato lidhen me fat të keq, ndërsa në disa kultura besohet se mbajnë energji negative në ambient.
Bimët e thara dhe lulet e vyshkura gjithashtu shihen si simbol i energjisë së vdekur dhe stagnimit, prandaj shpesh këshillohet të largohen nga ambientet ku jetohet.
Edhe enët apo objektet e thyera, sidomos kur mbahen për një kohë të gjatë, lidhen në disa besime me mungesë harmonie dhe me prishjen e rrjedhës së mirë në shtëpi.
Fotografitë që ju sjellin kujtime të rënda ose lidhen me periudha të këqija të jetës, sipas disa besimeve, mund të ndikojnë negativisht në atmosferën emocionale të shtëpisë.
Në fund, edhe sendet e një personi me të cilin keni pasur një marrëdhënie të vështirë shpesh përmenden në bestytni si objekte që mund t’ju mbajnë të lidhur me të kaluarën.
Sigurisht, këto janë besime popullore dhe jo fakte shkencore, por shumë njerëz vazhdojnë t’i ndjekin edhe sot. /Prive By Liberta Spahiu


