Aktori i njohur turk, Kıvanç Tatlıtuğ, ka habitur miliona adhurues të tij në mbarë botën duke marrë një vendim të papritur.
Ai ka mbyllur përfundimisht llogaritë e tij zyrtare në rrjetet sociale Instagram dhe X (ish-Twitter), duke iu larguar plotësisht botës digjitale.
Ky hap i aktorit nxiti menjëherë aludime dhe kureshtje të madhe te publiku, ku shumë menduan se pas këtij vendimi qëndronte ndonjë projekt i ri, krizë profesionale apo ndonjë arsye e madhe personale.
Mirëpo, vetë Tatlıtuğ i ka dhënë fund të gjitha spekulimeve përmes një deklaratë të shkurtër e mjaft direkte.
I pyetur për arsyen e këtij veprimi, aktori u shpreh:
“Thjesht kisha dëshirë, ashtu vendosa. Nuk ka ndonjë arsye të veçantë apo të rëndësishme.”
Pavarësisht se la pas vetes më shumë se 5 milionë ndjekës organikë në Instagram, ylli turk tregoi se preferon të jetojë më thjesht dhe larg vëmendjes së vazhdueshme të rrjeteve sociale. /Prive By Liberta Spahiu