Kiara Tito i ka dhënë fund kureshtjes së ndjekësve lidhur me mundësinë e moderimit të një emisioni krah bashkëshortit të saj, Luiz Ejlli.
Përmes një bisede virtuale në Instagram, moderatorja u pyet nga një ndjekës:
“Pse nuk moderoni së bashku me Luizin një emision?”.
Përgjigjja e Kiarës ishte e shkurtër por e qartë, duke lënë të kuptohet se një bashkëpunim i tillë nuk është në plan:
“Po ku ka nevojë për co-host ai”, u shpreh ajo shoqëruar me emoji me humor, duke nënkuptuar se natyra e energjike dhe dominuese e Luizit në ekran nuk kërkon një bashkë-prezantues.
Ky reagim vjen në një kohë kur vëmendja rreth rikthimit të Luizit në televizion është në kulm. Javë më parë, vetë Luiz Ejlli konfirmoi se shumë shpejt do të jetë sërish në ekran me një format krejtësisht të ri në Top Channel.
I ftuar në emisionin “Fiks Fare”, këngëtari zbuloi se projekti i tij i ri do të transmetohet një herë në javë, çdo të premte në prime time. Ai premtoi një spektakël për publikun, i cili do të përmbajë një bandë live dhe të ftuar të shumtë.
/Prive By Liberta Spahiu



