Vera për Bian po vazhdon mes udhëtimeve, pushimeve dhe ditëve larg rutinës, por një moment i kapur së fundmi në Prishtinë ka ngritur pikëpyetje të tjera.
Prive By Liberta Spahiu ka siguruar ekskluzivisht një fotografi të ish banores së Big Brother VIP Kosova 4, ku ajo shihet duke ecur në rrugët e kryeqytetit pranë një mashkulli.

Ajo që bie në sy është afërsia mes tyre, e cila natyrshëm të çon te pyetja nëse bëhet fjalë vetëm për një miqësi të gjatë apo në këtë mes ka diçka më shumë.
Prive By Liberta Spahiu kontaktoi drejtpërdrejt Bian dhe ia dërgoi fotografinë, ndërsa reagimi i saj erdhi me shumë humor.
“M’u desht me e shiku foton dy herë. Sinqerisht, jam pak e ofenduar prej asaj fotografie. Të dy dukemi shumë më mirë live”, u shpreh ajo.
Bia madje u ndal edhe te një detaj tjetër që fotografia me djalin fatlum, sipas saj, nuk e kishte paraqitur siç duhet.
“Dhe, për hir të saktësisë, ai defitnivisht nuk është i shkurtër. Kështu që e ndjeva të nevojshme me e sqaru edhe një detaj shumë të rëndësishëm: unë nuk dal me çuna të shkurtër.”, u shpreh ajo.
Por pas batutave erdhi edhe sqarimi për raportin mes tyre. “Është një djalë fantastik, një person shumë i mirë që jam e lumtur që e njoh, por është vetëm një mik që e njoh prej shumë kohësh. Asgjë më shumë”, tha Bia për Prive By Liberta Spahiu.

Sipas saj, momenti i fotografuar ishte thjesht një shëtitje e zakonshme në një ditë me diell.
“Ndonjëherë një shëtitje është veç një shëtitje. Mos na martoni kaq shpejt”, shtoi ajo me humor.
Pra, versioni i Bias është i qartë. Ai është një mik i vjetër.
Megjithatë, fotografia ekskluzive dhe afrimiteti mes tyre e mbajnë ende gjallë kuriozitetin. Pse Bia po mban shokun për krahu?
Nëse kemi të bëjmë vetëm me një miqësi të afërt apo me një raport që ka më shumë se kaq, kjo mbetet të shihet.
Koha do ta tregojë. /Prive By Liberta Spahiu



