Ana Ejupi po shijon një prej periudhave më të veçanta të jetës së saj, në pritje për t’u bërë nënë për herë të parë.
Ish banorja e “Big Brother VIP Kosova 3” ka ndarë së fundmi me ndjekësit disa fotografi nga java e 18 e shtatzënisë, ku shfaqet me barkun tashmë të rrumbullakosur. Krahas imazheve, Ana është mjaftuar vetëm me shënimin “18 weeks”, duke dokumentuar kështu një tjetër moment nga pritja e ëmbël.
Ana dhe Kevin Edmond konfirmuan në korrik se po bëhen prindër për herë të parë, përmes një fotosesioni të përbashkët të shoqëruar me mesazhin “Nga dy zemra në tre”.
Historia e çiftit nisi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 3”, ku u njohën dhe krijuan afrimitetin e tyre, ndërsa raporti vazhdoi edhe pas përfundimit të eksperiencës televizive.
Deri më tani, Ana dhe Kevini nuk kanë zbuluar publikisht nëse presin një vajzë apo një djalë, ndaj gjinia e bebit mbetet ende surprizë për ndjekësit e tyre.
Nga fotografitë e fundit, duket se Ana po e ndan gradualisht me publikun këtë kapitull të ri, ndërsa muajt në vazhdim pritet të sjellin edhe më shumë detaje nga pritja e fëmijës së tyre të parë. /Prive By Liberta Spahiu


