Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë dhe fjalët thumbuese gjatë fjalimit të tij të fundit në Shkodër, duke marrë në shënjestër një nga figurat më të njohura të televizionit. Me një ton përçmues dhe mjaft tallës, ai përshkroi një imazh që e kishte parë në rrjetet sociale duke dhënë detaje specifike: “Kishte bërë një foto kështu, edhe dukej tre herë më e gjatë se unë. Aq sa kur e pashë thashë, po më bie kështu sipër. Edhe thoshte: ‘Shyqyr u hap koha në Paris’.” Edhe pse ai u kujdes që të mos e lakonte direkt emrin, publiku dhe rrjeti e kuptuan menjëherë se bëhej fjalë për moderatoren e dashur të ekranit, Fjoralba Ponari, e cila kishte publikuar saktësisht një foto dhe mbishkrim të tillë në Instagramin e saj.
Ky sulm i Kryeministrit nuk vjen rastësisht, por fsheh një përplasje të hapur që lidhet me zhvillimet e fundit në vend. Kohët e fundit, Fjoralba është kthyer në një nga zërat më të zëshëm mbështetës të asaj që po quhet gjerësisht si “Revolucioni i Flamingove”. Bëhet fjalë për lëvizjen qytetare dhe mjedisore që po kundërshton ashpër planet e ndërtimeve të resorteve luksoze nga dyshja Ivanka Trump dhe Jared Kushner në zonat e mbrojtura të bregdetit shqiptar. Ndërkohë që qeveria po i hap rrugë këtyre mega-investimeve, aktivistët dhe personazhet publike po kërkojnë me ngulm mbrojtjen e natyrës.
Për ta goditur këtë kauzë, Rama e thelloi sulmin e tij duke e cituar me ironi qëndrimin e moderatores dhe duke e lidhur atë me jetën e luksit.
“Natyrisht, në qoftë se ti i ke të gjitha mundësitë të shkosh çdo fundjavë sa në Paris e sa në Dubai e sa ku di unë se ku, të priftë e mbara, dalç! Po ti nuk ke pse i thua shqiptarëve që: ‘Atje e dua komplet të virgjër bregun e detit. Atje nuk dua të shoh asnjë ndërtim, atje dua rërën, dua flamingot, dua dhe pemët se atje do dal me bikini’,” ka deklaruar kreu i qeverisë para të pranishmëve. Një përplasje e tillë mes politikës dhe showbizit rrallëherë merr përmasa kaq të drejtpërdrejta. Mbetet për t’u parë nëse Fjoralba do të ketë një kundërpërgjigje pas këtij thumbimi publik. /Prive By Liberta Spahiu
@zeri_al Kryeministri Edi Rama nga Shkodra, ku u mbajt ceremonisa e 35-vjetorit të PS, vijoi me komentet ironike dhe imitime t blogerëve dhe influencerëve që janë shprehur publikisht në mbështetje të protestave kundër investimeve të planifikuara në zonën e Zvërnecit të Vlorës. Rama pa përmendur emra iu drejtuara njërës prej vajzave të njohura të ekranit, e cila kishte postuar foto nga Parisi, duke iu referuar pozës së saj para kullës Eiffel dhe mbishkrimit për motin. “Më tregonte një nga ato punonjësit e rinj, ishte njëra te kulla Eiffel dhe kishte bërë një foto kështu dhe dukej 3 herë më e gjatë se unë, aq sa kur e pashë thashë po më bie për sipër. Thoshte shyqyr u hap koha në Paris. Natyrisht nëse ti i ke mundësitë të shkosh sa në Paris dhe sa në Dubai, ti nuk ke pse i thua shqiptarëve atje e dua komplet të virgjër bregun e detit, dua rërën, flamingot dhe pemët, se atje do dal me bikini dhe do dal në profil me atë fijën e vogël,”-u shpreh Rama. Në vëzhgim në rrjete sociale, rezulton se Rama ka imituar moderatoren Fjoralba Ponari, e cila para një jave ka qenë në Paris. Në fotot e publikuara Ponari shihet në pozicionin që e përshkruan kreu i qeverisë. Po ashtu posti shoqërohet me frazën ‘Shyqyr u hap cik koha këtej’.Ndërkohë Ponari ishte prezente në protestën e zhvilluar në Tiranë në 3 qershor, ku edhe mbajti një fjalim të shkurtër para kryeministrisë. Duke folur para protestuesve të mbledhur përpara Kryeministrisë, Ponari theksoi se toka, deti dhe lagunat nuk janë pasuri që mund të trajtohen si plaçkë, por një trashëgimi që duhet ruajtur dhe përcjellë te brezat e ardhshëm. #zëri #edirama #fjoralbaponari #viral ♬ original sound – ZËRI


