Edhe pse ditëlindja e saj kishte kaluar, reperi i njohur Dardan u kujdes që ky vit të mos mbyllej pa një surprizë të kuruar në detaje për bashkëshorten e tij, Havën.
View this post on Instagram
Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, çifti ka ndarë me ndjekësit pamjet nga surpriza e veçantë që Dardani përgatiti për partneren e tij.

Ambienti i dekoruar me tullumbace, si dhe buqetat e shumta me lule të freskëta, e prisnin reperen për ta bërë këtë ditë të paharrueshme.
Në tryezë nuk mungoi torta, dhe një dhuratë nga marka e njohur luksoze Louis Vuitton. E emocionuar nga ky gjest, Hava publikoi foton e surprizës me mbishkrimin: “Surpriza e vonshme e ditëlindjes, të dua Dardan”.
Kjo ditëlindje mbart një domethënie edhe më të madhe për çiftin, pasi është e para që festojnë në rolin e tyre të ri si prindër.
Vetëm pak muaj më parë, Hava dhe Dardani u bekua me ardhjen në jetë të djalit të tyre, Dean, duke i dhënë festimeve familjare një dimension krejtësisht të ri plot dashuri. /Prive By Liberta Spahiu



