Reperi i njohur shqiptar, Azet, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e tij në Instagram një pamje të veçantë nga ambientet e xhamisë, gjatë faljes së namazit të Xhumasë.
Krah fotos të shkrepur brenda xhamisë, artisti ka bashkëngjitur edhe një mesazh falënderimi e përkushtimi:
“Ti je i Gjithëfuqishmi, Sunduesi i të gjitha botëve. Ti je Ai që vendos për çdo gjë në jetë. Alhamdulillah.”
Kjo nuk është hera e parë që reperi e shfaq hapur besimin e tij fetar.
Kujtojmë se Azet njihet si një besimtar i devotshëm, ndërsa vetëm disa muaj më parë ai vizitoi Mekën për të kryer Umren, i shoqëruar nga vëllai dhe miqtë e tij të afërt. /Prive By Liberta Spahiu



