Ana Ejupi dhe Kevin Edmond po përgatiten të bëhen prindër për herë të parë, ndërsa çdo detaj i ri nga pritja e tyre e ëmbël po tërheq vëmendjen e ndjekësve.
Së fundmi, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 3” ka publikuar një video në TikTok, mbishkrimi i së cilës ka lënë të kuptohet se çifti mund ta ketë zgjedhur tashmë emrin e vajzës.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen është inicialja E, të cilën Ana duket se e ka zbuluar përmes këtij publikimi, duke nxitur kureshtjen rreth emrit që ajo dhe Kevini mund t’i kenë vendosur vogëlushes.
Megjithatë, deri më tani, çifti nuk e ka bërë të ditur publikisht emrin e plotë të vajzës, ndaj mbetet të shihet nëse do ta zbulojnë atë në ditët në vijim.
Kujtojmë se Ana dhe Kevini, të cilët romancën e tyre e nisën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 3”, në fund të gushtit zbuluan se janë në pritje të një vajze. Lajmin e ndanë me ndjekësit përmes një publikimi të përbashkët, krahas të cilit shkruan: “Çfarë bekimi”.
Tashmë, përveç emocionit të ardhjes në jetë të vajzës së tyre të parë, vëmendja është edhe te emri që dyshja mund të ketë zgjedhur për të voglën. /Prive By LS
@anaejuppi♬ original sound – user11936856732


