Të tjera pamje kanë dalë në publik nga përplasja mes Joz Markut dhe Eduard Kuçit, duke sjellë një tjetër moment nga ngjarja që prej ditësh ka marrë vëmendje të madhe në rrjete sociale.
VoxNews ka publikuar pamje të reja, ku shihet Jozi përballë Edit. Në një moment, ai e godet atë me shuplakë, ndërsa menjëherë më pas dëgjohet duke i thënë: “Ulu në gjunjë”.
Në video, Edi shihet më pas duke u ulur në gjunjë.
Këto janë pamje të tjera nga incidenti për të cilin vetë Edi reagoi një ditë më parë, pasi në rrjete sociale u publikua një video tjetër nga përplasja.
Ai e shoqëroi atë me mesazhin: “Pabesia dhe tradhtia kanë rrëzuar edhe mbretër! 15 me 1 në konakun e tyre! Shikim të këndshëm”, duke pretenduar se në ngjarje kishte qenë i vetëm përballë një grupi personash.
Materiali i publikuar së fundmi nga VoxNews tregon një tjetër sekuencë të incidentit, ndërsa deri tani palët kanë dhënë versione dhe reagime të ndryshme rreth asaj që ka ndodhur. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


