Ndarja tragjike nga jeta e Laurent Krasniqit ka lënë të tronditur familjarët, miqtë dhe publikun që e njohu fillimisht nga rrjetet sociale e më pas edhe nga “Big Brother VIP Kosova 3”.
29 vjeçari humbi jetën mbrëmjen e së mërkurës, pas një aksidenti me motoçikletë në Llukar të Prishtinës.
Mes reagimeve më të dhimbshme kanë qenë ato të dy miqve të tij të ngushtë, Fitimit dhe Egzonit.
Fitimi ka publikuar një fotografi krah Laurentit, duke i dhënë lamtumirën me pak fjalë, por të rënda.
“Lal, ma këpute shpirtin vëllau jem. Allahu t’mshiroftë e t’boftë prej banorëve të Xhenetit”, ka shkruar ai.

Edhe Egzon Sahiti ka zgjedhur një kujtim të përbashkët me Laurentin për ta përshëndetur për herë të fundit. Në fotografinë ku shihen së bashku, ai shkroi: “Lal, ma ke këput shpirtin vllau jem”.
Reagimet e tyre janë vetëm disa prej mesazheve që kanë mbushur rrjetet sociale pas lajmit të rëndë, ndërsa për Laurent Krasniqin kanë reaguar edhe ish banorë të tjerë të “Big Brother VIP Kosova”.
Laurenti ishte bërë një figurë e njohur në TikTok përpara se pjesëmarrja në BBVK3 ta sillte edhe më pranë publikut të gjerë. Humbja e tij në moshën 29 vjeçare ka shkaktuar reagime të shumta që prej mbrëmjes së 2 shtatorit. /Prive By Liberta Spahiu



