Pas thashethemeve dhe aludimeve të shumta që qarkulluan në rrjetet sociale gjatë ditëve të fundit se ish-banori i BBVA, Jozi, kishte pasur një konfrontim fizik me të dhe e kishte rrahur, Edi Kuçi ka vendosur të reagojë publikisht. Ngjarja, e cila raportohet të ketë ndodhur të enjten e kaluar mbasdite, ka marrë një tjetër drejtim pas publikimit të pamjeve nga vetë ai.
Përmes një postimi në profilin e tij në Instagram (@btc.edi), Edi ka shpërndarë një video që pasqyron sekuenca nga përplasja fizike. Me këtë reagim, ai kërkon të sqarojë dinamikën e ngjarjes dhe t’u japë përgjigje zërave që po qarkullonin në mediat rozë.
Përbri videos së publikuar, Edi ka lënë edhe një mesazh të prerë ku pretendon se nuk s’ka pasur një përballje të drejtpërdrejtë apo të barabartë, por një sulm në grup. “Pabesat dhe tradhtitë kanë rrëzuar edhe mbretër! 15 me 1 në konakun e tyre! Shikim të këndshëm,” ka shkruar ai, duke lënë të kuptohet se është përballur me një numër të madh personash në terrenin e tyre.
Publikimi i këtyre pamjeve ka nxitur menjëherë reagime të shumta nga ndjekësit në rrjetet sociale, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë një kundër-reagim apo sqarim tjetër nga ana e Jozit lidhur me këtë ngjarje.


