Një lajm mjaft i bukur vjen nga familja e çiftit të njohur të estradës, Mihrije Braha dhe Naim Abazi.
Reja e tyre, Tringa, është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të mirëpresë fëmijën e saj të parë.
Lajmin e gëzueshëm e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në llogarinë e saj personale në Instagram.
Tringa ka publikuar një fotografi ku vërehet qartë barku i rrumbullakosur, ndërsa mbi to ka lënë mbishkrimin “Vajzë apo djalë”.
Ndonëse nuk ka preferuar të zbulojë ende gjininë e foshnjës, publikimi i fotove ka konfirmuar zyrtarisht lajmin e bukur.
Kjo shtatzëni vjen vetëm pak muaj pasi Tringa dhe partneri i saj, Platori, i dhanë fund beqarisë duke kurorëzuar pas një fejese disa-vjeçare.
Për Mihrijen dhe Naimin ky do të jetë një moment mjaft i veçantë, pasi do të bëhen për herë të parë gjyshër.
/Prive By Liberta Spahiu



