Semiljana Rexhepi është një prej 100 konkurrentëve të “Physical Italia: da 100 a 1”, spektaklit të ri të Netflix që ka nisur transmetimin më 11 shtator.Rexhepi është atlete shqiptare e HYROX-it dhe trajnere personale me aktivitet në Itali.
Ajo ka marrë pjesë në një numër garash ndërkombëtare, përfshirë kategorinë profesionale, ndërsa tani do ta testojë forcën dhe qëndrueshmërinë në një prej formateve më sfiduese të momentit.
“Physical Italia: da 100 a 1” është versioni italian i formatit të suksesshëm koreano-jugor “Physical: 100”.
Në garë përballen 100 persona nga disiplina të ndryshme, të cilët kalojnë prova të forta fizike dhe psikologjike derisa të mbetet vetëm një fitues.
Krahas Semiljanës, në kast janë përfshirë edhe emra të njohur të sportit dhe ekranit italian, mes tyre Federica Pellegrini, Tania Cagnotto, Jury Chechi, Mirco Bergamasco dhe Elisabetta Canalis.
Spektakli është xhiruar në arenën e krijuar brenda kompleksit Lingotto në Torino dhe është prodhuar nga Endemol Shine Italy.
Për Semiljana Rexhepin, pjesëmarrja në këtë produksion të Netflix përbën një mundësi të madhe ndërkombëtare dhe një përfaqësim të veçantë shqiptar mes 100 konkurrentëve të përzgjedhur. /Prive By Liberta Spahiu.
View this post on Instagram


