Basketbollisti i njohur pejan, Dardan Berisha, po kalon ditë të veçanta në jetën e tij private.
Vetëm dy ditë pasi kurorëzoi dashurinë me martesë në qytetin e tij të lindjes, në Pejë, ai dhe partnerja e tij, Belinda Mehana, po mbajnë sonte ceremoninë e madhe të dasmës.
Çifti ka mbledhur familjarë, miq të ngushtë për të festuar këtë natë të veçantë. Pamjet e para nga festa tashmë kanë marrë vëmendjen në rrjetet sociale, ku Belinda duket me fustanin e bardhë tradicional të nuses, ndërsa Dardani shfaqet mjaft elegant në smokin të zi gjatë vallëzimit të tyre të parë.
Kjo ceremoni shënon një kapitull të ri për çiftin, të cilët kanë marrë urime të shumta nga ndjekësit dhe kolegët e basketbollit për jetën e tyre të re së bashku. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


