Një aventurë e re turke po vjen së shpejti në Netflix. “Organize İşler: Karun Hazinesi” do të publikohet më 16 tetor 2026, duke sjellë një histori që ndërthur humorin, aksionin, krimin dhe aventurën.
Seriali zhvillohet rreth Thesarit të Karunit, ndërsa një hartë misterioze bëhet pikënisja e një aventure të madhe.
Asım Noyan dhe ekipi i tij përfshihen në një garë për të gjetur thesarin, por rrugës përballen me rivalë të rrezikshëm dhe gjuetarë ndërkombëtarë të thesareve.
Ngjarjet do të zhvillohen nga rrugët e Stambollit deri në tunele nëntokësore, duke sjellë një sërë situatash të papritura.
Në rolet kryesore do të jenë Kıvanç Tatlıtuğ, Uraz Kaygılaroğlu dhe Bensu Soral, ndërsa në kastin e serialit janë edhe shumë emra të njohur të kinematografisë turke, mes tyre Yılmaz Erdoğan, Demet Akbağ, Ezgi Mola, Rıza Kocaoğlu, Ersin Korkut, Atakan Çelik, Şükran Ovalı, Ekin Türkmen dhe Görkem Sevindik.
Me një histori plot mister, humor dhe aksion, “Organize İşler: Karun Hazinesi” pritet të jetë një nga produksionet turke që do të tërheqë vëmendjen e publikut këtë vjeshtë.
Seriali do të përbëhet nga tetë episode dhe do të jetë i disponueshëm në Netflix duke nisur nga 16 tetori. /Prive By Liberta Spahiu


