Mirlind Daku duket se ia ka bërë vetes një dhuratë serioze.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është fotografuar pranë Porsche 911 GT3 të tij të ri, model 2026, një prej versioneve më të egra të familjes 911.
Dhe nuk bëhet fjalë për një Porsche dosido. GT3 që shihet në fotografi ka motor 4.0 litra me gjashtë cilindra, plot 510 kuaj fuqi dhe transmision automatik. Sipas të dhënave zyrtare të Porsche, modeli me PDK arrin nga 0 në 100 km/h për vetëm 3.4 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale shkon në 311 km/h.
Në konfigurimin e tij gjenden edhe ulëset sportive “bucket”, paketa Sport Chrono, dritat Matrix LED, drejtimi i boshtit të pasmë dhe fellnet GT3 20 dhe 21 inç.
Por sa mund të ketë kushtuar “bisha” e re e Dakut?
Porsche e liston 911 GT3 në Gjermani me çmim bazë prej 211,200 eurosh me TVSH, para se të shtohen opsionet. Duke marrë parasysh konfigurimin e këtij ekzemplari dhe faktin se bëhet fjalë për një GT3 pothuajse të ri, vlera e tij mund të lëvizë rreth 230 deri në 260 mijë euro, megjithëse çmimi konkret i paguar nga Daku nuk është bërë publik.
Një zgjedhje që i përshtatet një futbollisti që këtë herë, të paktën për veturën e re, duket se nuk e ka kursyer dorën. /Prive By Liberta Spahiu



