Një prej momenteve më emocionale të koncertit të Yll Limanit mbrëmë në Stuttgart nuk kishte të bënte vetëm me muzikën.
Në kuadër të turneut të tij europian, Ylli u shfaq para publikut me stemën e UÇK-së në krah, ndërsa arena u mbush me thirrjet “UÇK”. Më pas ai e çoi vëmendjen te Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët ndodhen në Hagë. “Ata duhet me u kthy te na”, u shpreh Ylli nga skena, para se t’ua dedikonte këngën “Kthem”.
View this post on Instagram
Momenti vjen vetëm pak ditë pas aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara. Më 16 shtator, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13 vjet. Katërshja është shpallur fajtore për disa akuza për krime lufte, ndërsa është liruar nga akuzat për krime kundër njerëzimit. Aktgjykimi nuk është përfundimtar dhe mund të apelohet.
Pamjet nga Stuttgart-i mbërritën edhe te Endrit Thaçi. Djali i ish-presidentit e shpërndau videon e Yllit në Instagram Story, duke e shoqëruar me një mesazh të shkurtër.
“UÇK – simboli që na bashkon të gjithëve. Faleminderit @ylllimani për emocionin”, shkroi Endriti.
Kështu, “Kthem”, një prej këngëve të njohura të Yll Limanit, këtë herë mori një domethënie krejt tjetër në skenën e Stuttgart-it, me dedikimin që ai zgjodhi t’ua bënte katër ish-krerëve të UÇK-së. /Prive By Liberta Spahiu



