Prej disa ditësh, këngëtari i njohur Blero Muharremi dhe partnerja e tij, Eronita, po shijojnë pushimet e tyre në Turqi.
Përgjatë këtyre ditëve, çifti ka ndarë vazhdimisht me ndjekësit copëza nga udhëtimi i tyre në bregdet. Por, një postim i fundit nga Eronita ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Në një ‘story’ të ripostuar nga Blero, Eronita ka ndarë një foto shumë të veçantë.
Ajo ka shkruar ‘familja’ mbi një imazh që tregon Bleron duke mbajtur në krahë djalin e tij të vogël, Areej Darrian, ndërsa vajza e tij, Tara, qëndron krah tyre.
Kjo foto vjen si një tjetër dëshmi e raportit të afërt që Eronita ka krijuar me Tarën, vajzën e Bleros, për të cilën jo rrallëherë ka bërë dedikime publike.
Megjithatë, ky imazh merr vëmendje të veçantë pasi është hera e parë që Blero shfaqet publikisht në një fotografi të vetme me të dy fëmijët e tij.
/Prive By Liberta Spahiu



