Prej javësh, Klodi dhe Elijona janë në qendër të aludimeve për një krizë në lidhjen e tyre. Të dy kishin reaguar, duke thënë se aktualisht po fokusohen te puna, karriera dhe familja.
Por tani situata duket ndryshe.
Sot, Klodi dhe Elijona kanë hequr njëri tjetrin nga Instagrami, ndërsa nga profilet e tyre janë zhdukur edhe fotografitë e përbashkëta.
Zhvillimi vjen pikërisht pas përfundimit të xhirimeve të Klodit për sezonin e dytë të “The 50 Italia”, reality shou i Prime Video ku ai do të jetë një prej 50 konkurrentëve.
Pas mbylljes së këtij angazhimi, Klodi është rikthyer në Itali, ndërsa Elijona vazhdon të jetë në lëvizje.
Kujtojmë se lidhja e tyre nisi pas “Big Brother VIP Kosova 4” dhe për muaj me radhë dyshja ndante vazhdimisht momente së bashku.
Tani, pas unfollow dhe fshirjes së fotografive, mbetet vetëm një pyetje: a ka marrë fund përfundimisht historia e Klodit dhe Elijonës? /Prive By Liberta Spahiu



