Katerina ka folur për herë të parë në Prive By Liberta Spahiu pas lindjes së vajzës së saj, duke hapur zemrën mbi periudhën më të ndjeshme të jetës. Në këtë intervistë, ajo preku edhe çështjet që kanë bërë bujë në media, përfshirë komunikimin me Arnoldin dhe kërkesën e tij të mëparshme për testin e ADN-së.
Ajo tregoi sfidat e mëdha me të cilat u përball përgjatë muajve të shtatzënisë, ku mungesa e Arnoldit ia vështirësoi edhe më shumë këtë rrugëtim. Katerina pranoi se gjatë atyre momenteve të vështira, frika kryesore nuk ishte për veten, por për shëndetin dhe mirëqenien e foshnjës. Pavarësisht vetmisë në këtë aspekt, ajo falënderoi njerëzit e paktë që i qëndruan pranë dhe i dhanë forcë.
Përveç sprovave publike, Katerina rrëfeu edhe një goditje të rëndë personale që familjarët ia kishin mbajtur fshehur për ta mbrojtur nga stresi para lindjes: ndarjen nga jeta të gjyshes së saj, personit që e kishte rritur dhe të cilën e konsideronte si nënë.
Duke kujtuar çastin kur mori vesh të vërtetën menjëherë pas ardhjes në jetë të vajzës, ajo u shpreh me emocione të forta:
“Sa linda vajzën kam qenë shumë e mërzitur sepse humba gjyshen dhe s’ma kishin thënë. Më duhej ta përjetoja edhe këtë dhe thashë ‘pse të gjitha këto tek unë, pse duhej ta perballoja këtë’, kur ajo më kishte rritur mua. Ma fshehën, s’më merrte në telefon gjyshja, më gënyen… Ka ndodhur dy ditë para se të lindja, dhe vetëm pasi linda e kuptova lajmin e hidhur.”
Ndiqeni rrëfimin e saj të plotë në videon më poshtë. /Prive By Liberta Spahiu


