Aktorja e njohur turke Afra Saraçoğlu është ndaluar nga policia në aeroport sapo është kthyer në Turqi, në kuadër të një hetimi të gjerë për lëndë narkotike që ka tronditur botën e shoubizit turk. Autoritetet kanë lëshuar gjithsej 24 urdhër-arreste të ndara në dy hetime paralele të drejtuara nga Kryeprokuroria e Bakırköy-it, ndërsa deri më tani janë shoqëruar 21 persona.
Saraçoğlu, e cila ndodhej jashtë vendit për një udhëtim pune të planifikuar më parë, kishte deklaruar se do të kthehej sa më shpejt në Turqi për të bashkëpunuar plotësisht me organet e drejtësisë. Sapo ka zbritur në aeroport, ajo është marrë në pyetje nga forcat e rendit për të dhënë dëshminë e saj lidhur me çështjen.
Në kuadër të aksioneve të zhvilluara nga Komanda e Xhandarmërisë së Stambollit, mes të ndaluarve figurojnë emra mjaft të njohur të ekranit dhe artit, si aktorët Aras Bulut İynemli, Melis Sezen, Nilperi Şahinkaya, Melisa Şenolsun, Hazal Filiz Küçükköse, reperi Sefo (Seyfullah Sağır), ish-futbollisti Hasan Şaş, si dhe personazhe të tjerë publikë si Melis İşiten e Yağız Sabuncuoğlu.
View this post on Instagram
Pas përfundimit të procedurave në Institutin e Mjekësisë Ligjore, 10 nga të ndaluarit janë lënë të lirë. Ndërkohë, Sayat Zurnacı dhe Aytaç Kart janë dërguar në paraburgim me vendim gjykate, kurse Muhammet Kahyaoğlu, Nilperi Şahinkaya dhe Hasan Şaş janë liruar nën masën e kontrollit gjyqësor.
Përveç përdorimit dhe sigurisë së lëndëve narkotike, hetimi i dytë i prokurorisë përfshin edhe akuza të tjera të rënda si “shkelje e konfidencialitetit të jetës private”, “shantazh” dhe “ndërmjetësim në prostitucion”. Të gjithë të dyshuarit i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore në spitalin “Seyrantepe Hamidiye Etfal” përpara se të përballen me organet e drejtësisë.
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


