Lajmet për një ndryshim drastik në pamjen e saj bënë xhiron e rrjetit, pasi u përfol se ajo kishte vendosur t’i priste flokët shkurt.
Mirëpo, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4 ka reaguar vetë për t’i dhënë fund aludimeve dhe për të treguar të vërtetën.
Përmes disa postimeve në Instagram Story, ajo ka publikuar dy fotografi ku shfaqet me një model të ri flokësh me baluke, duke zbuluar se në fakt nuk kishte bërë asnjë ndryshim drastik.
Në imazhin e parë, ajo e ka sqaruar situatën me humor, duke shkruar:
“Luku që bëri namin, flokët nuk i kam prerë, janë paruke, vathët me Asin e zi, shpikja ime”
Ndërsa në postimin e dytë, duke komentuar pamjen dhe pozën e saj, ajo ka shtuar:
“Ngjyra e parukës yll, me shikimin e kam tepruar pak se nuk jam kaq e egër kur dua të bëj shikim seksi”
Kështu, ajo ka sqaruar se ndryshimi i shumëpërfolur ishte thjesht një eksperiment me stilin, duke përdorur paruke dhe aksesorë për të sjellë një pamje ndryshe. /Prive By Liberta Spahiu




