Për të tetën natë radhazi, protesta “Jo në emrin tim” do të zhvillohet sonte në Prishtinë, në sheshin “Skënderbeu”, duke nisur nga ora 21:00. Pjesë e programit të mbrëmjes do të jetë edhe këngëtari Ylli Limani, i cili do t’u drejtohet protestuesve me një fjalim.
Përveç Ylli Limanit, gjatë protestës do të ketë edhe fjalime nga figura të ndryshme.
Para protestuesve do të flasin edhe këngëtarja Leonora Jakupi, si dhe gazetari dhe veterani i luftës çlirimtare, Resul Sinani.
Në program janë përfshirë gjithashtu organizatori i protestës, Çlirim Haziri, studentet Aolta Bajrami dhe Alma Ramaj, si dhe aktivisti Arianit Elshani.
Protesta është organizuar në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Organizatorët kanë vijuar me protestat për të shprehur qëndrimin e tyre lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale dhe zhvillimet rreth procesit gjyqësor në Hagë. /Prive By Liberta Spahiu



