Lajm i trishtë vjen nga botë e televizionit amerikan.
Darrell Sheets, ylli i njohur i emisionit “Storage Wars”, ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare. Sipas raportimeve të konfirmuara nga TMZ, ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lake Havasu, Arizona.
Policia e Lake Havasu bëri me dije se trupi i pajetë i Sheets u gjet në shtëpinë e tij rreth orës 02:00 të mëngjesit të së mërkurës, pas një raportimi për një person të vdekur. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se Sheets ka humbur jetën si pasojë e një vetëvrasjeje me armë zjarri. Trupi i tij është dërguar në zyrën e mjekësisë ligjore të Mohave County për ekzaminimet e mëtejshme.
Darrell Sheets, i njohur me nofkën “Bixhozxhia” (The Gambler), ishte një nga personazhet më të dashur për publikun në “Storage Wars”, ku mori pjesë në gjithsej 163 episode. Pas tërheqjes nga televizioni, ai u zhvendos në Arizona, ku menaxhonte një dyqan antikash të quajtur “Havasu Show Me Your Junk”. Përveç suksesit në A&E, ai kishte bërë paraqitje edhe në emisionet e famshme të Jay Leno dhe Rachael Ray.

Në vitet e fundit, Sheets ishte përballur me sfida shëndetësore, duke përfshirë një sulm në zemër në mars të vitit 2019 që kërkoi ndërhyrje kirurgjikale. Rrjeti televiziv A&E ka reaguar me një deklaratë zyrtare, duke u shprehur: “Jemi të pikëlluar për humbjen e një anëtari të dashur të familjes sonë të ‘Storage Wars’. Mendimet tona janë me familjen dhe të dashurit e tij në këtë kohë të vështirë.” /Prive By Liberta Spahiu


