Protestat në sheshin e Prishtinës vazhdojnë të mbledhin qytetarë të shumtë e figura publike, të cilët po ngrenë zërin kundër dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Tashmë e nëntë ditë me radhë, tubimet po përcillen me pjesëmarrje të madhe dhe mbështetje nga personalitete të fushave të ndryshme.
Së fundmi, në mbështetje të kësaj kauze doli edhe moderatorja dhe modelja e njohur Françeska Rrustem. Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, ajo ka ndarë pamje nga sheshi i kryeqytetit, ku shihet pranë protestuesve të tjerë të veshur me bluza me simbole të UÇK-së dhe mesazhe mbështetëse.

Në njërën prej fotografive të publikuara në Instastory, Françeska ka pozuar pranë Anita Haradinaj dhe deputetes nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj. Përbri pamjeve nga sheshi, ajo ka përdorur edhe hashtagun zyrtar të këtij organizimi, #jonëemrintim, duke u bërë kështu pjesë e thirrjes publike në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së. /Prive By LS



