Çifti shumë i dashur për publikun, Drilon Jahdauti dhe Beslira Xhafaj, po përjetojnë ditët më të bukura të jetës së tyre.
Vetëm pak javë më parë, ata u bënë prindër për herë të parë, duke mirëpritur në jetë djalin e tyre, të cilin e pagëzuan me emrin e veçantë Henor.
Ky gëzim i madh ka shërbyer edhe si frymëzim për një projekt të ri muzikor.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, çifti ka zbuluar se shumë shpejt do të lansojnë një këngë të dedikuar tërësisht djalit të tyre.
“Së shpejti kënga jonë për gëzimin tonë të parë”, ka shkruar Driloni krah videos që paralajmëron projektin e ri.
Kënga do të jetë një dedikim tejet emocionues, ku çifti i këndon ndjesisë unike të të bërit prind. Me vargje si “O sa mirë me u ba babë, o sa mirë me u ba nënë”, projekti pritet të pushtojë menjëherë zemrat e dëgjuesve.
Përtej dashurisë prindërore, Driloni dhe Beslira kanë zgjedhur që përmes këtij projekti muzikor të falënderojnë Zotin për bekimin e madh që solli në jetën e tyre vogëlushi Henor. Fansat dhe ndjekësit e shumtë kanë ‘shpërthyer’ në komente pozitive, duke pritur me padurim publikimin e plotë të kësaj kënge që premton shumë emocione. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


