Nëse jeni në kërkim të xhinseve perfekte për këtë verë, Hailey Bieber sapo solli zgjidhjen.
Ky koleksion sjell dy modele xhinsesh me prerje të lirshme (slouchy) dhe të gjera, të frymëzuara plotësisht nga moda e viteve të 90-ta.
Xhinset vijnë në dy nuanca klasike (të hapur dhe të errët), me bel të ulët dhe këmbë të drejta e të lirshme. Veçoria që i bën unike është detaji “1996” i qëndisur në xhepin e brendshëm, i cili vjen si një kujtim për vitin e lindjes së modeles dhe njërën prej dekadave të saj të preferuara në historinë e modës.
Për këtë bashkëpunim, vetë Hailey Bieber u shpreh se vitet ’90 mbeten burimi i saj kryesor i rrymës së stilit:
“1996 ishte viti kur unë linda dhe marr shumë inspirim stili nga vitet ’90 sepse kishte diçka kaq të thjeshtë dhe pa sforcim në atë erë dhe në mënyrën se si njerëzit i vishnin xhinset. Ne dëshironim që fushata dhe koleksioni të kapnin pikërisht atë ndjesi në një mënyrë që të duket moderne, nostalgjike dhe personale.”
Koleksioni synon të sjellë dy versione të freskëta të xhinseve klasike të brendit GAP, duke u bazuar në modelet vintage që vetë Hailey pëlqen të veshë në përditshmërinë e saj.
Me komoditetin dhe stilin e tyre rrugor, këto xhinse pritet të kthehen në trendin kryesor të këtij sezoni. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


