Sot ka festë në shtëpinë e reperit Lyrical Son dhe bashkëshortes së tij, Gresës.
Djali i tyre i vogël, Andre, feston ditëlindjen e tretë.
Për ta shënuar këtë ditë të veçantë, Gresa ka ndarë me ndjekësit një foto familjare ku shihen të gjithë së bashku rreth tortës me pistë makinash.
“Djali ynë është tre vjeç,” ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotos ku pozojnë krah djalit dhe dy vajzave të tyre.
Çifti, të cilët janë prindër të tre fëmijëve (dy vajzave, Eva, Erika si dhe djalit Andre), shpesh zgjedhin të ndajnë me publikun momente të bukura nga përditshmëria e tyre familjare.
Shumë urime! /Prive By Liberta Spahiu




