Java e re duket se vjen me surpriza për disa prej shenjave të horoskopit, veçanërisht në dashuri, mundësi të reja dhe vendime që mund të ndryshojnë rrjedhën e muajve të ardhshëm.
Sipas parashikimit javor të publikuar nga YourTango për periudhën 28 shtator deri më 4 tetor, Peshqit, Ujori dhe Binjakët janë tri shenjat që pritet të kenë më shumë fat gjatë ditëve në vazhdim.
Peshqit
Për Peshqit, kjo mund të jetë një javë e rikthimeve dhe mundësive të dyta. Një person, ofertë apo mundësi që dikur është lënë pas mund të shfaqet sërish. Vëmendja shkon sidomos te udhëtimet, dashuria dhe ndryshimet e rëndësishme personale.
Parashikimi sugjeron se Peshqit po hyjnë në një periudhë ku vendimet e marra tani mund të kenë ndikim edhe gjatë pjesës së mbetur të vitit.
Ujori
Ujorët mund të kuptojnë se ajo që dikur e konsideronin planin ideal për të ardhmen nuk është më ajo që duan sot. Por pikërisht këtu qëndron edhe fati i tyre këtë javë.
Lënia pas e disa planeve apo pritshmërive të vjetra mund t’u hapë rrugën mundësive të reja, veçanërisht drejt fundit të javës. Në planin profesional, edhe Cosmopolitan parashikon një periudhë më të favorshme për komunikimin e objektivave dhe krijimin e lidhjeve me njerëz që mund t’i ndihmojnë në karrierë.
Binjakët
Binjakët janë ndër shenjat që duhet t’i mbajnë sytë hapur këtë javë. Mundësi të papritura për zhvillim, aventura të reja apo ndryshime mund të shfaqen sidomos në fillim të javës.
Komunikimi do të jetë një prej pikave të tyre më të forta. Fjalët e Binjakëve mund të kenë më shumë ndikim se zakonisht, ndërsa një bisedë, takim apo vendim spontan mund të hapë një derë që deri tani nuk ishte në horizont.
Në përgjithësi, java sjell ndryshim të fortë të energjisë astrologjike. Marsi ka kaluar në Luan, ndërsa më 30 shtator Merkuri kalon në Akrep, duke e vendosur fokusin te guximi, komunikimi dhe vendimet më të thella personale.
Natyrisht, horoskopi mbetet interpretim astrologjik dhe jo parashikim shkencor, por për Peshqit, Ujorin dhe Binjakët, java e re duket të jetë ndër më interesantet e kësaj periudhe. /Prive By LS


